ISO 45001:2018

ISO 45001:2018 Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Pavarësisht nëse jeni në sektorin e shërbimeve apo prodhimit, detyra juaj është ta mbani vendin e punës sa më të shëndetshëm dhe sa të sigurt për të punësuarit ashtu siç përcaktohet me ligj. Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 45001:2018 që është një standard ndërkombëtar do t’iu ndihmojë në përmbushjen e detyrimeve ndaj autoriteteve përkatëse. Ky sistem fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve në punë duke përfshirë të gjitha palët  në proçes (punëtoret, vizitorët, siguruesit, shoqëria) si dhe përmirësimin maksimal të Shëndetit dhe Sigurisë në punë brenda kompanisë.

Zbatimi dhe çertifikimi i një Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 45001:2018 ndihmon një kompani në:

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve potenciale nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rreziqeve ( ë nivele të pranueshme ) si dhe minimizimin e rreziqeve në mjedisin e punës.
  • Reduktimin e aksidenteve që ndodhin në kompani
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të aktivitetit të kompanisë për çështjet që lidhen me  shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Monitorimin sistematik dhe zbatimin e legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Reduktimin e kostos nga aksidentet (kompensimet, shtrimet në spital etj)

Certifikatat e lëshuara nga Re/Born janë të akredituara.

>> SHIKO TE GJITHA CERTIFIKIMET <<
Mob: +355682077893
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.